Thellohet pabarazia, rritet numri i personave me pagë minimale dhe maksimale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe dyfishimin për nivelet e larta drejtuese ndikuan përkatësisht në zgjerimin e kategorisë së punonjësve me pagë minimale dhe atyre më pagë maksimale në totalin e të punësuarve më sigurime.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga totali i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore 30.6 për qind e tyre kanë paga deri në nivelin minimal 40,000 lekë.

Kjo kategori pësoi rritje me 7.6 pikë për qind në raport me një vit më parë. Kjo ndodhi për shkak të ndryshimit të kufijve të pagës minimale, e cila u rrit në prill 2023 në nivelin 40 mijë lekë nga 340 mijë lekë që ishte më parë.

Në tremujorin e parë 21.6 për qind e totalit të punonjëseve paguheshin deri në pagën minimalë 340 lekë dhe 17 për qind ishin në kategorinë 340-40 mijë lekë.

Pesha e punonjësve me pagë 40-50 mijë lekë në totalin e të punësuarve u rrit gjithashtu me ritme më të larta se kategoritë e tjetra. Ne tremujorin e dytë 18.2 të punonjësve me sigurime ishin në këtë nivel page, nga 14 për qind në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e ndjeshme u vu re në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë. Personat me nivele të larta ta pagave zunë 8.8 për qind të totalit te të punësuarve me një rritje gati 3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Zgjerimi i kësaj kategorie erdhi si rrjedhojë e vendimeve të qeverisë për dyfishimin e pagave në funksionet e larta të administratës publike pas zgjedhjeve vendore.

Pavarësisht presioneve që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore struktura e punësimit në vendin tonë dominohet nga personat që paguhen në pagën minimale.

Lexo edhe :  Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Vendi ynë ka pagën minimale një nga më të ulëtat në Europë sipas të dhënave të krahasueshme nga Eurostat. Ky nivel në Shqipëri imponohet nga modeli ekonomik bazuar tek krahu i lirë i punës dhe në industri që kërkojnë intensitet punësimi të tilla si industria e përpunuese dhe bujqësia.

Prej dekadash vendi nuk po mundet të integrohet në zinxhirët e lartë të vlerës dhe të orientojnë zhvillimin ekonomik bazuar në aftësi.

Pagat e ulëta janë faktori kryesor shtytës për emigrimin e lartë të forcës punëtore dhe kryesisht moshave të reja.

Të gjitha anketat mbi emigracionin tregojnë se mbi rreth 90 për qind e emigrantëve vendosin të largohen për arsye ekonomike.

Emigrimi në nivele të larta rrezikon edhe me tej zhvillimin e ekonomisë, pasi me një forcë pune të plakur dhe me mungesë të thellë aftësish në tregun e punës vendi rrezikon të mbetet në rrethin vicioz të një ekonomie joproduktive./B.Hoxha

/Monitor  /   S.M

Të fundit

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llajtën: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në...

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Lajme të tjera

Web TV