Dasma më e shkurtër në histori! Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta kjo është dasma më e shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.

Historia e çiftit vjen nga Kuvajti.

Përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.

Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.

Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit. Historia është bërë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.

Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim,” komentoi një përdorues i X. Një përdorues tjetër shtoi: ” Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë.”/ S.M

Të fundit

Cilat janë 5 vendet me të sigurta në botë

Në një kohë kur konfliktet dhe tensionet ndërkombëtare po përshkallëzohen, disa vende mbeten modele të qëndrueshmërisë dhe paqes. Sipas...

Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë ende të hapur për një...

Antonio Tajani: Do të bëjmë gjithçka për takimin Zelensky-Putin

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje. Ne mbështesim iniciativat amerikane dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për...

“Xhelati” i Putinit del mashtrues! Plagoste veten për 2,5 mln euro shpërblim

Një nga ushtarakët më të dekoruar të ushtrisë ruse ka rezultuar të jetë pjesë e një mashtrimi të përmasave të mëdha. Hetuesit rusë kanë...

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të...

Lajme të tjera

Web TV