”Të zgjedhurit vendorë të PD janë misionarë”/Berisha:Ata rivendosën pluralizmin politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me nismën e një grupi kryetarësh të bashkive, dalë nga zgjedhjet e fundit vendore, mbahet sot Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha nënvizoi rëndësinë e të zgjedhurve vendorë, ndërsa risolli në vëmendje vendimin e opozitës për të bojkotin e zgjedhjeve që sipas tij, ai ishte momenti famëkeq kur PD lëshoi çdo pozicion dhe bëri të mundur vendosjen e monizmit në qeverisjen vendore.

“Së pari, u përshëndes ju shumë përzemërsisht, përshëndes të gjithë të zgjedhurit vendorë të opozitës, kudo që janë, mbështetësit, simpatizantët tuaj dhe theksoj se roli juaj është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Roli i të zgjedhurve vendorë, sot, pas asgjësimit të pluralizmit politik në qeverisjen vendore, në një nga vendimet më antidemokratike që PD mori në vitin 2019, pas reformës territoriale antidemokratike të Edi Ramës në vitin 2014, reformë e cila krijoi pabarazitë më të mëdha në ndarjen territoriale, mjafton t’u kujtoj se rrethe me 1 milion banorë kanë vetëm 4 bashki, ndërkohë që rrethe me 120 mijë banorë, kanë 7 bashki dhe kjo me qëllimin e vetëm se si të grabiten më shumë mandate, duke mos respektuar asnjë nga kriteret mbi të cilat bazohet ndarja territoriale e një vendi.

Kjo pabarazi ekstreme që vendosi Rama me reformën territoriale, u pasua me largimin e madh të të zgjedhurve vendorë nga qytetarët.

Qindra të zgjedhur vendorë u zëvendësuan me të emëruar, militantë të partisë, çka e politizoi gjer në palcë këtë pushtet dhe largoi shërbimet nga qytetari. Largoi shërbimet nga qytetari në zonat ku ishin më të vështira për t’u siguruar. Faktikisht, i largoi ato nga Shqipëria rurale, e cila përbënte së paku 45 përqind të Shqipërisë.

Lexo edhe :  EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Në reformën e tij territoriale, Edi Rama pretendoi se do të zvogëlojë punonjësit e qeverisjes vendore, në mënyrë që kjo qeverisje të rëndojë më pak mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. E vërteta është se ndodhi e kundërta. Qeverisja vendore u dyfishua në numër.

 

 

Ndodhi një përqendrim total në qendrat e qyteteve, që kanë marrë gjer më sot 2.2 miliardë euro. 2.2 miliardë euro janë vjedhur bashkë me qeverinë nga 5 kompani gjithsej, se të tjerat nuk dinin të shtronin rasa guri.
Por, do të jemi realistë, goditjen e mëshirës, qeverisë vendore ia dha bojkoti i PD, e cila lëshoi çdo pozicion dhe bëri të mundur vendosjen e plotë totale të monizmit në qeverisjen vendore.

Në këtë kontekst, të zgjedhurit vendorë të PD-së, të opozitës, janë misionarë sepse ata rivendosën pas vitit 1992, kur u bënë zgjedhjet e para për qeverinë vendore, rivendosën pluralizmin politik. Rivendosja e pluralizmit kaloi në një farsë të paimagjinueshme.”, tha Berisha./  S.M

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV