Nesër nis Censi i popullsisë dhe banesave/ KMSH bën apel: Deklaroni përkatësinë fetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër (18 shtator) nis Censi i popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor. 8000 anketues do të trokasin derë më derë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të marrë në pyetje të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare.

“Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.
 Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.
 Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”.
Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, thuhet në apelin e KMSH.

Formulari do plotësohet në formë elektronike përmes një tableti është gati. Ai përmban 8 module, të cilat synojnë mundësimin e krijimit të një panorame të plotë të situatës sociale, ekonomike dhe demografike të popullsisë shqiptare.

“Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur…etj. Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor.

Lexo edhe :  Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë

Censi rezultatet e para do t’i nxjerrë në prill 2024, teksa finali brenda shtatorit 2024. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001./    S.M

 

 

Të fundit

“Hera e dytë që VDES”/ Fituesja e “Nobelit” përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Elfriede Jelinek, ka përgënjeshtruar lajmit për vdekjen e saj në mediat gjermane. "Kjo është hera...

A do e sulmojë SHBA drejtpërdrejt Iranin? Ja si përgjigjet Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit. Sipas mediave të huaja, Trump u...

“Farsa në kuti” po zhbën farsën e Berishës

Nga Namir Lapardhaja Rinumërimi dhe verifikimi i kutive të votimit në Dibër, Elbasan dhe Tiranë po nxjerr në pah se Partisë Demokratike dhe Sali Berishës...

VIDEO/ Shpërthime të reja në Teheran, sulmet izraelite shkaktojnë bllokime rrugësh

Një tjetër shpërthim tronditi kryeqytetin iranian mbrëmjen e sotme, këtë herë në veri të Teheranit, duke çuar në mbylljen e pjesshme të Rrugës Valiasr...

Balla në Strasburg: Shqipëria e vendosur për të hyrë në BE!

Ditën e sotme ka nisur në Strasburg takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër...

Lajme të tjera

Web TV