Operacionet anti-drogë/ Balla: Lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike të vazhdojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar operacionet e fundit anti-drogë që po ndërmerr policia e shtetit.

Balla u ndal te sasia e fundit kanabis sativa që u kap në Velipojë. 10 920 bimë u asgjësuan nga policia ndërsa shefi i Stacionit të Policisë së Velipojës u pezullua nga detyra.

Për Ballën, kanabisi nuk rritet po nuk pati një polic që bën sikur nuk sheh dhe që paguhet nga grupet kriminale për të mos raportuar.

Gjithashtu, ai thotë se kjo luftë ndaj kultivimit të lëndëve narkotike duhet të vazhdojë deri në fund.

Balla paralajmëron çdo efektiv policie që joshet nga grupet kriminale apo paguhet prej tyre se do të vihen përpara përgjegjësisë.

Postimi:
🇦🇱🇪🇺 Ndërsa gjatë javëve të fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione lokale dhe në nivel kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike, jam edhe më i bindur se kjo luftë duhet të vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek apo tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër.
E kam thënë që ditën e parë në detyrë se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka mundësi të vetme të korret, pa një shef që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur apo kontrolluar në një pikë kalimi kufitar.
Goditja e një rasti tjetër kultivimi të bimëve narkotike, në Velipojë, ku u asgjësuan mbi 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, nxorri në pah edhe përgjegjësinë apo mbylljen e syve të strukturave përkatëse të Policisë vendore.
Pezullimi i menjëhershëm i Shefit të Stacionit të Policisë së Shtetit Velipojë bashkë me tre oficerë të tjerë policie në këtë stacion, është vetëm hapi i parë ndërshkimor për mbylljen e syve apo ndoshta edhe përfshirjen e tyre në bordorotë e grupeve kriminale që prisnin të korrnin ato 10 mijë bimë narkotike. Prandaj vetë-pastrimi i Policisë së Shtetit nga kushdo që tradhëton këtë luftë do të vazhdojë çdo ditë, pa kthim pas!
Gjithashtu, nisur nga rastet e kapjes së lëndës narkotike në pikat e kalimit kufitar, Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë duhet të hetojnë plotësisht gjithë rrugëtimin që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë, për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre drejtorëve, shefave apo kontrollorëve policie që nuk e kanë bërë detyrën./   S.M

Të fundit

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Lajme të tjera

Web TV