Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare.

Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore duke gjeneruar reshje të izloara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira të shpeshta duke gjenruar herë pas here shira të izoluar ku më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qëndër të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonisë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë Maqedoninë duke rrezikuar shira në zonat kufitare me Shqipërinë, por shirat do të jenë të dobëë dhe të izoluar.

Lexo edhe :  Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Brigjet veriperëndimore të Europës si edhe gadishulli Iberik do të jenë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, ku do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Gjithashtu, Britania e Madhe do të jenë me vranësira dhe reshje shiu, por në sasi më të pakta. Ndërsa ndryshe paraqitet Pellgu i Mesdheut, ku do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash.

Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në brigjet e Egjeut. /   S.M

Të fundit

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV