Nis sot Censi i Popullsisë/ 50 mijë lekë gjobë për ata që s’përgjigjen ose gënjejnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme (18 shtator) nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë.

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete! Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli shpjegoi në Report Tv se penaliteti nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.

Lexo edhe :  Tensione te “Petro Nini”, forca të shumta policie rrethojnë shkollën

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave./e.t

Të fundit

Kryeministrja e Letonisë në Tiranë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa  u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të...

Mbërrin në Rinas presidenti Macron, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin...

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ka bërë thirrje për intensifikimin e presionit ndaj Rusisë, në...

Mbërrin në tapetin e kuq presidenti ukrainas Zelensky, takim i përzemërt me Ramën

Mbërrin presidenti ukrainas Zelensky në Samitin e Komunitetit Politik të Europës Ai ka pasur një takim të përzemërt me kryeministrin Edi Rama. Zelensky ka mbërritur në...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë...

Lajme të tjera

Web TV