Pse nuk ulen çmimet e karburantit?/ Ekspertja e ekonomisë shpjegon aryset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë, ka folur mbi arsyet se përse nuk ulen çmimet e karburanteve në vendin tonë.

Duke folur për debatin e përhershëm të taksave, si “arsye” për pasjen e çmimeve të tilla të karburanteve, ekspertja Radonshiqi u shpreh se në vendin tonë kemi tetë taksa, pesë prej tyre i mbledh shteti, ndërsa tre të tjerat janë koncesionare.

Dhe duke qenë se Shqipëria nuk shquhet si një vend që ka një aftësi mbledhëse të taksave, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë, sipas ekspertes, është duke ia vendosur ato hidrokarbureve.

Debati i përhershëm për përfshirjen e taksave që janë të vendosura në çmimet e karburanteve…

“Kemi rreth tetë taksa, ku pesë taksa janë taksa që i mbledh shteti, 3 taksa janë koncesionare. Megjithatë, Shqipëria në fakt shquhet, një nga vendet që nuk ka aftësi mbledhëse të taksave dhe e vetmja mënyrë për të mbledhur taksat, një nga mënyrat le të themi, është t’i vendosim te hidrokarburet.

Tani, nëse e krahasojmë me Maqedoninë e Veriut, ne kemi një TVSH 18% por kemi edhe një akcisë. Vetëm kaq taksa ka, dy. Ndërkohë që ne kemi tetë taksa. Madje, kur ekspertët e ekonomisë, apo akuzojnë këto shoqatat e hidrokarbureve që abuzojnë etj. dalin e thonë që “shiko operojmë me çmime shumë të lira, por ndërkohë që 70% e ngarkesës së çmimit është për shkak të taksave. Kjo është një temë shumë e përfolur që, kur nuk u ul gjatë kohës së inflacionit, nuk do të ulet asnjëherë.”,  u shpreh ekspertja Romina Radonshiqi.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV