I akuzuar për trafik droge në Itali, reagon Balla për efektivin e arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vënë në pranga një efektiv policie në shtetin grek. Amarildo Kureta, 32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se ky i fundi është përjashtuar nga radhët e policisë, dhe se prej datës 2 gusht nuk ishte më në detyrë.

Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur. Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve./E.T

Të fundit

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Lajme të tjera

Web TV