“Ja si mund të fitojmë Bashkinë e Kukësit”/ Deputeti demokrat tregon “recetën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Flamur Hoxha, shprehet se opozita mund të fitojë bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit.

Emri Vata mbështetet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, por edhe nga Grupi Parlamentar demokrat, i cili zhvilloi dje mbledhjen e radhës pikërisht në Kukës, duke dhënë mesazhin që janë të bashkuar, edhe pse Lulzim Basha me partinë që drejton nuk iu bashkua këtij momenti.

“Ne mund të fitojmë Bashkinë e Kukësit vetëm duke qenë të bashkuar. Kush mendon ndryshe, mendoj se i shërben jo aq sa duhet detyrës, jo si misionar apo përfaqësues politik por edhe si qytetar që do familjen dinjetitin, do punësimin ekonominë, do të luftojë korrupsionin dhe qeverisjen pa moral”, u shpreh Hoxha 

Ai ka kërkuar që deputetët demokratë të fokusohen në Kukës, pasi kështu kemi mundësinë të fitojmë bashkinë e dytë në këtë qark.

Ajo që do të na bëjë ne ti thërrasim mendjes me fitimin e Bashkisë Kukës është se ne vetëm bashkë mund t’ja dalim.

Kush mendon ndryshe, mendoj se i shërben jo aq sa duhet detyrës, jo si misionar apo përfaqësues politik por edhe si qytetar që do familjen dinjetitin, do punësimin ekonominë, do të luftojë korrupsionin dhe qeverisjen pa moral.

Vetëm puna e rrëzon rilindjen mund të arrijmë shumë shpjetë për të qënë forcë qeverisëse për ta çuar Shqipërinë në Europë.

Duhet ti tregojmë rilindjes që pas 2013 që erdhi në pushtet me krimin, me korrupsionin, me blerjen e votës, dhe ne mendojmë se sado të ketë efekt kjo shit-blerje nuk duhet të cënojnë dinjitetin sepse bëhet fjalë për dinjitet.

Ndjehem mirë që edhe kandidatët që ishin pjesë e garës së primareve janë bashkë dhe po e mbështesin për të qënë fitues”, tha ai./   S.M

Të fundit

Klubi spanjoll ofron 8 mln euro për Asllanin, Interi heziton…

Real Betis nuk mendon se Kristjan Asllani kushton 20 mln euro, aq sa u ble nga Interi dy vite...

Vetëm 4 ditë punë në javë! Dubai ndryshon orarin në sektorin publik gjatë verës

Nga 1 korriku deri më 12 shtator 2025, punonjësit e sektorit publik në Dubai do të përfitojnë nga një javë pune me katër ditë dhe orare më të...

Pronari i kabinave në Theth është njeriu që planifikoi të vriste Kurtin

Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës. Report Tv mëson se...

“Shtyj ata, shtyj unë”/ Flet nëna që u përplas me policët për të takuar Ramën

Pamjet e kësaj të moshuare, kur këtë të hënë kërkonte të bisedonte me kryeministrin Edi Rama në Vlorë, u bënë virale në rrjet. Euronews Albania...

Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, nis fushata për formalizimin e tregut

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që merren me tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në njoftimin...

Lajme të tjera

Web TV