“Ultimatumi” i Celibashit: Kuvendi brenda dhjetorit t’i japë zgjidhje çështjes së votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë brenda dhjetorit duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimit të emigrantëve.

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se Kuvendi e ka detyrim kushtetues dhe duhet të vendosë mbi këtë çështje.

“Mbetet detyrim i Kuvendit që tejet çdo diskutimi që mund të ketë secili prej nesh për sistemin zgjedhor, është detyrim kushtetues që brenda dhjetorit të këtij viti duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimi nga jashtë.

Do të duhet të vendosë me atë të drejtën e vetë që ka Kuvendi dhe partitë politike për të disponuar mbi këtë çështje.

Duhet të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sikurse edhe vendimin Kushtetueses që ka shfuqizuar disa paragrafë të dispozitave të Kodit Zgjedhor që lidhen me llogaritjen e mandateve dhe votën preferenciale.

Mendoj se këtë e ka detyrim kushtetues kuvendi, për të tjerat është çështje e politikës, të vullnetit të aktorëve politikë.

Mos zbatimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se sjell ndonjë sanksion, është moral sanksioni”, tha kreu i KQZ./   S.M

Të fundit

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

35-vjeçari u gjet i copëtuar me sëpatë në Itali, mamaja e tij pranon gjithçka

Ka marrë një kthesë të papritur historia e Alessandro Venier, 35-vjeçarit që u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e...

Lajme të tjera

Web TV