“1300 raste pozitive javën e fundit”/ Drejtoresha e ISHP ngre alarmin: Pritet të ketë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së në një intervistë televizive deklaroi se që nga mesi i gushtit ka pasur një rritje të rasteve të infeksioneve respiratore.

Tomini tha se vetëm në javën e fundit janë regjistruar 1200-1300 raste pozitive me Covid 19, ndërkohë që raste me grip nuk ka, megjithatë shtoi që gjasat janë që në sezonin 2023-2024 të ketë një bashkëqarkullim të gripit dhe Covid.

Që nga mesi i gushtit, ashtu sikurse dhe ju e theksuat që keni vënë re një rritje të rasteve të infeksioneve respiratore, kjo rritje është evidentuar dhe në varësi të dhënave monitoruese nga ISHP.

Të dhënat vijnë nga 420 Qendra Shëndetësore në nivel kombëtar dhe nga të gjitha qendrat e urgjencës që janë në nivelin spitalor.

Rritja erdhi në mënyrë progresive, pas javës së parë të gushtit dhe në vijim duke u reflektuar dhe në javët e para të shtatorit.

Infeksionet respiratore jo vetëm të influencës, gripi apo virozave të tjera janë të gërshetuara dhe me shenja klinike që ngjajnë me diaretë stinore, po që kanë kompleksitet të shenjave klinike, që shfaqen kryesisht në moshën pediatrike më të dukshme sesa tek moshat adulte.

Vetëm javën e fundit kemi një konfirmim të rasteve me Covid, 1200-1300 raste pozitive.

Kurba epidemike e rasteve të evidentuara luhatet nga java në javë. Pozitiviteti  është në nivelin 28.4 % të totalit të rasteve të testuara përkundrejt rasteve të konfirmuara.

Raste me grip nuk janë evidentuar deri më tani.

Infeksionet respiratore kanë shenja klinike të përbashkëta, të rrugës, dhimbjes së kokës, djersitje dhe me këto shenja ne si popullatë nuk mund të bëjmë diferencën nëse kemi grip, apo Covid.

Lexo edhe :  A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Dallimin e bën mjeku që bën diferencë mes shenjave më të agravuara dhe diagnoza laboratorike.

Sipas gjasave do të ketë një bashkëqarkullim të gripit dhe Covid në sezonin 2023-2024./  S.M

Të fundit

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal,...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Lajme të tjera

Web TV