Çfarë ndodhi? Spikeri i lajmeve tregon si Top Channel e pezulloi nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka qenë i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ku ka folur për pasionin e tij për artin dhe rrugëtimin në fushën e medies.

18 vite në Top Channel duke ruajtur peshën e edicionit qendror të informacionit, Paço i emocionuar teksa kthehet mbrapa në kohë, ka folur ndër të tjera për një ngjarje jo të zakonshme që i ka ndodhur gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe në televizionin e Top Channel.

I pyetur nga Bieta Sulo, nëse ka ndodhur ndonjëherë që të vijë me vonesë për edicionin e lajmeve, Paço ka rikujtuar duke thënë:

“Ka ndodhur vjet, kur unë nuk e dija që kisha edicionin e orës 12:00 të drekës. Tani e kujtoj me të qeshura por në atë kohë kanë qënë momente shumë të sikletshme.

Nuk e dija që isha në atë orar pasi gjithmonë kam qenë në orën 19:30 edhe truri im ishte stakuar që në atë orar kam lajmet sepse të shndërrohet në një rutinë.

Ka ndodhur vjet, më 26 gusht, dhe kisha orarin e drekës së ditës së dielë që nuk e kam patur kurrë. Isha në shtëpi kur më merr regjisorja në telefon dhe më thotë hajde në studio. Unë gjendesha në shtëpi dhe ora ishte 11:55.

Si përfundim mbërrita por isha 15 minuta me vonesë, një gjë e rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por është njerëzore”.

Gazetari i njohur ka treguar se si ndëshkim ka ndenjur një muaj pa punë, duke u pezulluar.

“Qëndrova një muaj pa punë si ndëshkim. Nuk më erdhi mirë sigurisht pasi ishte diçka njerëzore”.

Lexo edhe :  E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja afër banesës

Paço gjithashtu kujton me shaka se rastësisht më 26 gushtin e këtij viti, i kishte qëlluar të kishte edicionin e orës 12:00 por që sigurisht është paraqitur në orar pas “mësimit” që mori vitin e kaluar./    S.M

Të fundit

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Lajme të tjera

Web TV