Turizmi/ Hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive në sektorin e turizmit me rritjen e net-qëndrimeve dhe numrin e vizitorëve të huaj, por të dhënat e para tregojnë se hotelet kanë rritur të ardhurat nga shitjet më shumë se restorantet.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i shitjeve në vlerë në sektorin e hotelerisë shënoi rritje vjetore me 30.7% në 3-mujorin e dytë të vitit 2023.

Restorantet kishin gjithashtu rritje, por me ritme më të ulëta se hotelet. Indeksi i shitjeve në restorante u rrit me 16% në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2022.

Shqipëria u reklamua si një destinacion i lirë dhe për këtë fakt, shumë turistë të huaj nga Europa Perëndimore zgjodhën vendin tonë për pushimet vjetore.

Rritja e të ardhurave për këto aktivitete duket se është ndikuar më shumë nga rritja e çmimit.

Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon për informalitet të lartë në sektorin e turizmit.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, ekonomia shqiptare xhiroi rreth 4,5 trilionë lekë. Hotelet dhe restorantet kontribuuan me 11.8% të xhiros totale në ekonomi, nga vetëm 2.3% në vitin 2021.

Por nga ana tjetër, kontributi i turizmit në punësimin me pagë mbeti i pandryshuar në vitin 2022 në krahasim me 2021.

Kontributi në punësim vijoi të jetë i zbehtë edhe këtë vit. Indeksi i punësimit në bizneset e hoteleve shënoi rritje vjetore me 4.2% në tremujorin e dytë 2023, ndërsa restorantet shënuan rritje vjetore të indeksit të punësimit me 1.6%.

Sektori i turizmit shfaqi kërkesë të lartë për punonjës, por një pjesë e madhe nevojave po plotësohen me të huaj si pasojë e mungesave brenda vendit.

Referuar të dhënave, Shqipëria u vizitua vetëm gjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin gjatë 8-mujorit të vitit 2022, në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 27%.

Lexo edhe :  Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë shënuan rritje me 37% përkundrejt 6-mujorit të parë të 2022-shit, duke arritur 1.55 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë./    S.M

Të fundit

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin,...

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV