Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare ish-Presidenti italian Giorgio Napolitano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i parë i Republikës italiane, Giorgio Napolitano, i zgjedhur dy herë, ka humbur jetën në moshën 98-vjeçare. Ai ishte i sëmurë prej disa kohësh, i cili ishte shtruar në një klinikë në Romë.

Napolitano ishte figura kyçe e Republikës së Parë dhe të Dytë dhe presidenti i parë i Republikës i zgjedhur dy herë, në vitin 2006 dhe më pas në 2013 për dy vite dhe ndër të paktët që fliste gjuhën angleze.

Nga viti 1953, ai ishte një nga drejtuesit e fundit të të mbijetuarve të gardës së vjetër të Partisë Komuniste, së bashku me Achille Occhetto dhe Aldo Tortorella, i cili kishte një jetë që ishte i majtë.

Ndërhyrja e tij e fundit parlamentare daton në 23 mars 2018, kur, si dekan i Palazzo Madama, ai kryesoi seancën inauguruese të legjislaturës së tetëmbëdhjetë, raporton La Repubblica.

Më 21 maj 2022, ish-Presidenti italian i’u nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Ndërsa më herët më 24 Prill 2018 u operua për një mosfunksionim të pjesshëm të aortës.

I lindur në Napoli në vitin 1925, ai ishte Presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës së Italisë. Në vitin 1992 ai pasoi Oscar Luigi Scalfato si President i Dhomës dhe në 1996 ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë Prodi I./I.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV