Opozita shqiptare dhe Rusia kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka shkruar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Reagimi vjen pasi Kryeministri Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Mesazhi i Lavrovit duket të jetë i njejti me atë të opozitës shqiptare, e cila pretendoi se kryeministri Rama kishte shkelur rregullat e funksionimit të Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fjalën Zelenskyt.

Në mesazhin e Ministrit rus i kërkohet Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase.

“Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve”, thuhet në deklaratë./ I.S

Të fundit

Ligji i Akademisë së Shkencave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Ligjin e Akademisë së Shkencave. Gjykata nuk kishte shumicën për të...

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e ka përdhunuar. Avokatët e muzikantit...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Tarifat amerikane, Hong Kongu paralajmëron padi në OBT

Hong Kongu do të paraqesë një ankesë për tarifat e fundit të vendosura nga SHBA tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke pretenduar se e...

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV