30 shqiptarë në garë për zgjedhjet në Zvicër, numri më i madh ndonjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 kandidatë shqiptarë, nga pothuajse secila parti politike, do të garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar të Zvicrës, që do të mbahen më 22 tetor.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, për takim që kryeministri Albin Kurti e ka pasur dje me disa prej tyre.

Ai ka përgëzuar ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

Kurti ka folur me ta edhe për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë.

“Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Të fundit

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Vranë 18-vjeçarin dhe mbuluan krimin, 65-vjeçari i dha fund jetës! Detajet tronditëse

Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili piu fostoksinë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë misteriozë. Edhe deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV