McGonigal pranoi akuzat e lidhura me Shqipërinë/ Reagon Basha: Shpagim për demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E vërteta del në shesh. Ky është reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi u mësua se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

Përmes një postiminë facebook Basha thotë se u vërtetua se demokratët u vunë në sulm nga Rama dhe Berisha për të bërë pis Partinë Demokratike por e vërteta më në fund u zbulua dhe mori hak ndaj demokratëve.

“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha, shkruan Basha në një postim në facebook duke bashkangjitur dhe faqen e departamentit të Drejtësisë ku publikohet dhe prania e fajit nga Mc Gonigal.

Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit.

Për Kreun e PD-së, Lulzim Basha, dosja ‘McGonigal’ tregoi edhe një herë sesi segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik. Këtë tezë e deklaroi dhe në një intervistë ekskluzive për Report TV dhënë më 17 shkurt 2023, ku Basha akuzonte se ishin paguar para për të hedhur baltë e shpifje

Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha për Report Tv më 17 shkurt 2023

Lexo edhe :  SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Seanca në Washington
Pranimi i fajësisë së McGonigal u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”, citoi Zeri i Amerikës.

Zoti McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Vepra penale për të cilën pranoi fajësinë zoti McGonigal në Uashington, parashikon një dënim deri në 5 vjet burg, por dënimi mund të jetë më i zbutur. Kushtet e marrrëveshjes parashikojnë që zoti McGonigal nuk ka të drejtën ta apelojë vendmin, i cili parashikohet të jepet në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa zbulimi i akuzës në janar të 2023 shkaktoi debate, akuza dhe kundërakuza në politikën shqiptare.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV