Presidenti francez Macron vjen në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

Në Tiranë është mbajtur Ministeriali Ministrave të Ekonomisë, pjesë e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet më 26 shtator në Tiranë.

Ka marrë pjesë edhe  Olivier Becht, ministër për tregtinë e Jashtme dhe francezët jashtë vendit i cili në një intervistë për  Top Channel tregon synimin e vizitës dhe se si Franca synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë.

Ai gjithashtu konfirmoi vizitën e Presidentit Macron në Tiranë.

Olivier Becht: Po kjo është vërtet vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur të jem këtu pothuajse një muaj para vizitës së Presidentit të Republikës Emmanuel Macron, i cili do të vijë në kuadrin e samitit të procesit të Berlinit. Është nder për mua të takoj autoritetet shqiptare dhe të punojmë së bashku për të afruar edhe më shumë dy vendet tona, Francën dhe Shqipërinë. bjektivi i vizitës sime është të rritet prania franceze. Fatkeqësisht Franca, në dhjetëvjeçarët e fundit nuk ka qenë shumë e pranishme në Ballkan dhe ka investuar më pak se vendet e tjera si Gjermania, Italia, Austria, ose vende të tjera si Turqia që kanë investuar shumë në vendet e Ballkanit. Presidenti Emmanuel Macron që në vitin 2019 ka miratuar strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam ardhur me një delegacion ndërmarrjesh franceze me synim që të rriten investimet në Shqipëri.

Të fundit

Von der Leyen dhe Plenkoviç diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe BH

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar...

‘Parku i Besimit’ në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet...

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Personat që e kalojnë pensionin jashtë vendit kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar

Personat e dalë në pension që shpërngulen jashtë vendit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenjën e vetmisë, ka zbuluar një studim. Sipas një hulumtimi...

Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur...

Lajme të tjera

Web TV