“U planifikua që të bëhej masakër në kishë”/Diplomati zbulon planin e grupit terrorist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati Flamur Gashi e shikon ngjarjen e rëndë dje në Kosovë si një akt terrorist të zhvilluar nga ana e Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës nga forca të specializuara të ushtrisë dhe të policisë serbe. Gashi tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se rasti i djeshëm ka qenë i planifikuar gjatë që të bëhej masakër ndaj njerëzve që ishin në kishë dhe në verifikim janë 20 priftërinj.

“Ky është një akt terrorist i zhvilluar nga ana e Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës nga forca të specializuara të ushtrisë dhe të policisë serbe. Këto janë të faktuara në bazë të armatimit të gjetur, përgatitjes fizike dhe veprimeve taktike. Por veprimet u kanë dalë jashtë kontrollit, sepse kanë vendosur dy maune në një urë në hyrje të fshatit. Patrulla e policisë së Zveçanit që udhëhiqej nga polici i vrarë, sapo ka hasur, është përballur me zjarrin e trupave serbe aty dhe kështu që operacioni i tyre është përshpejtuar. Kemi të njëjtin rast të përsëritur në Pejë, gjatë luftës në vitin 1988, që quhet rasti “Panda”, kur terroristët serbë kanë vrarë 16 shtetas serbë dhe më pas u bë masakër në Pejë, duke arrestuar njerëz dhe duke i përndjekur, duke thënë se këtë e bënë shqiptarët. Këtë e ka pranuar vetë z. Vuçiç para 4 viteve kur tha se rasti “Panda” në Pejë është organizuar nga serbët.

Rasti i djeshëm ka qenë i planifikuar gjatë që të bëhej masakër ndaj njerëzve që ishin në kishë. Sot janë në verifikim 20 priftërinj. Çfarë kërkonin ata, a janë vërtetë priftërinj, sepse, sipas informacioneve, janë 49 pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Aty, nën rrethim nuk ka patur civilë, edhe shtëpisë rreth manastirit, nuk ka patur civilë serbë, por vetëm forca terroriste serbe dhe ideja ishte që të bëhej masakër brenda kishës.”-tha Gashi. /E.T

Të fundit

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore,...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia Demokratike rezulton se ka marrë...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?” Arjan Curri i bën pyetjen e sikletshme zyrtarit demokrat

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin demokrat të fushatës, Andi Mustafaj, për Gaz Bardhin. Arjan Curri: Keni informacion për...

Tomë Doshi kalon PS dhe PD në bashkinë e veriut, përfundon zyrtarisht votimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka shpallur rezultatin përfundimtar pas numërimit të 53 kutive në total. Si në asnjë bashki tjetër deri më tani, në...

Lajme të tjera

Web TV