Çfarë po ndodh?/ Klientët hidhen nga dritaret e sallës së bilardos, viktima e të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë që u regjistruan në orën 23:00 të mbrëmjes së të hënës në një sallë bilardoje në Prato të Italisë.

Sipas mediave vendase, një burrë ka hyrë në sallën e lojërave duke qëlluar fillimisht me armë dy prej personave që ndodheshin aty, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy personat e gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri në kokë janë shtetas kinezë, të dy rreth 40 vjeç.
Tre persona të tjerë, të gjithë shtetas kinezë, u transportuan në spital pasi në panik u hodhën nga dritarja e sallës së bilardos ku ndodhën të shtënat dhe pësuan lëndime.

Klientët e tjerë janë larguar menjëherë, ndërsa në vendngjarje ka ndërhynë policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit./e.t

Të fundit

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Lajme të tjera

Web TV