“Sulmi ishte i koordinuar”, ambasadori amerikan:Ishte plan për të destabilizuar sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se sulmi gjatë fundjavës nga terroristët serbë në veri të Kosovës, duke lënë të vdekur një oficer kishte për qëllim destabilizimin e rajonit dhe paralajmëroi për përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës midis dy armiqve të vjetër.

“Ne e dimë se ishte e koordinuar dhe e sofistikuar,” tha ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier për POLITICO, duke shtuar se personat e armatosur duket se kanë qënë të stërvitur ushtarakisht.

“Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon.”

Policia e Kosovës tha se një grup prej rreth 30 serbësh të armatosur i zunë pritë një patrulle policie herët të dielën, duke vrarë një oficer dhe duke plagosur një tjetër, përpara se të largoheshin dhe të strehoheshin në një manastir aty pranë.

Tre personat e armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë dhe dy u arrestuan. Shumica e të armatosurve serbë arritën të dilnin fshehurazi nga manastiri dhe të arratiseshin në këmbë, thanë autoritetet e Kosovës.

Zyrtarët perëndimorë thanë se incidenti reflektoi rritjen e tensioneve gjeopolitike në Ballkan, pasi Rusia, e frustruar nga mbështetja e fortë e Europës për Ukrainën, po përpiqet të përdorë ndikimin e saj me aleatët në Serbi dhe gjetkë për të nxitur tensionet, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë.

Hovenier tha se SHBA duhet të përcaktojë ende nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin, siç pretendon Kosova. Ai tha se SHBA nuk kishte arsye të dyshonte se armët dhe pajisjet e tjera që tregoi policia e Kosovës në një konferencë për shtyp të hënën nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.

“Njerëzit që ne menduam se ishin më të përgjegjshëm janë njerëzit që qëlluan kundër oficerit të policisë së Kosovës,” tha Hovenier.

Lexo edhe :  Murrizi vë bast publik/ 2-3 deputetë të PD-së do futen në burg

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohoi se Beogradi ishte i përfshirë në sulm, duke këmbëngulur se ishte vepër e serbëve lokalë të Kosovës e provokuar nga kryeministri Albin Kurti.

Është e paqartë nëse personat e armatosur kërkuan konfrontimin me policinë e Kosovës të dielën apo po planifikonin një operacion afatgjatë dhe u përplasën me një skuadër të policisë së Kosovës, thanë zyrtarët perëndimorë.

BE dhe SHBA janë përpjekur për vite të tëra të ndërmjetësojnë një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës, por marrëveshja ka ngecur mbi statusin e Kosovës veriore, ku shumica e popullsisë është serbe.

Beogradi vazhdon ta konsiderojë Kosovën si një krahinë të shkëputur. Vendi shpalli pavarësinë në vitin 2008, gati një dekadë pasi një fushatë bombardimi të  NATO-s që detyruan forcat serbe të tërhiqeshin nga rajoni.

Gjatë luftës rreth 10,000 njerëz u vranë në Kosovë. Pavarësisht mosbesimit të thellë midis dy palëve, Hovenier tha se përpjekjet perëndimore për të arritur paqen duhet të vazhdojnë.

Duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht të pafat”, ai tha se shpresonte se do të “siguronte stimuj si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore”./I.S

Të fundit

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën...

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Lajme të tjera

Web TV