Video/ Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali.

Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Miqësia tradicionale Shqipëri – Itali dhe vullneti për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, ku padiskutim ka një potencial të madh për të bërë shumë më tepër akoma, u rikonfirmua njëzëri edhe në këtë takim.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një tjetër temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani./ S.M

Të fundit

“2 metra gropë na pret në fund”/ Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja, na kanë poshtëruar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Panairin e Turizmit në Berlin, ku ka zhvilluar edhe...

Rama zbulon marrëdhënien e tij me Trump: Do t’i bëj një surprizë të këndshme kënetës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon komunikimin “Sy m’sy”, nga Berlini ku ndodhet për Panairin e Turizmit. Gjatë fjalës së tij ai u ka sqaruar...

Nis “lufta tregtare” e Trump, hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kanadasë, Kinës e Meksikës

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të administratës Trump ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Lideri i Shtëpisë...

Udhëheqësit arabë mblidhen për të gjetur alternativë ndaj planit Trump për Gazën

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kajro për të diskutuar një alternativë ndaj planit të dënuar gjerësisht, të presidentt të SHBA-së Donald Trump, për të...

Krijohet koalicioni me 26 Parti/ PD dhe PDIU arrijnë marrëveshje për zgjedhjet e 11 Majit

Partia Demokratike (PD) dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shpëtim Idrizit, kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në...

Lajme të tjera

Web TV