5 shenjat astrologjike që do ta gjejnë së shpejti shpirtin e tyre binjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keni muaj apo vite që jeni beqarë dhe ju ka ardhur në majë të hundës ky status? Mos u shqetësoni, disa shenja zodiaku do ta gjejnë shumë shpejt personin e zemrës. Zbuloni nëse bëni pjesë edhe ju.

Demi. Sipas yjeve, demat janë në prag të një takimi ëndërrimtar. Energjitë planetare janë bërë bashkë për t’iu ofruar atyre mundësinë e takimit me shpirtin binjak. Le të bëhen gati shpirtërisht sepse mund ta gjejnë atë tek cepi i rrugës, por mund të jetë edhe një person që e njohin tashmë si për shembull një koleg.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pritet që ata të realizojnë një takim të veçantë që do t’ua ndryshojë përditshmërinë, madje mund të jetë edhe një dashuri me shikim të parë. Yjet këshillojnë që ata të mos i përshpejtojnë gjërat, por ta marrin gjithçka shtruar.

Peshorja. Personat e kësaj shenje janë mbretër të ekuilibrit dhe të harmonisë, prandaj gjithë kohës kanë qenë në kërkim të lidhjes perfekte. Ka shumë gjasa që ëndrra e tyre të realizohet dhe ta gjejnë shpirtin binjak, madje lidhja mund të përfundojë në martesë.

Bricjapi. Personat e kësaj shenje do jenë disi më të hapur dhe do dalin pak më tepër. Kjo gjë do favorizojë një takim me një të huaj.

Mirë është që t’i pranojnë ftesat për udhëtime, pasi gjatë këtyre udhëtimeve mund të gjejnë shpirtin binjak. Yjet do t’i ndihmojnë të krijojnë një marrëdhënie të veçantë dhe të ndjerë.

Peshqit. Personat e kësaj shenje janë shumë ëndërrimtarë dhe kërkojnë përherë marrëdhënie emocionale.

Ka shumë mundësi që shpirtin binjak ata ta kenë pranë, por do duhet pak sa ta kuptojnë. Yjet parashikojnë takimin më të bukur të jetës dhe më në fund do gjejnë personin e duhur./   S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV