A ka ndërruar jetë Ervis Martinaj?/ Dumani zbulon si qëndron e vërteta për zhdukjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht të vitit të kaluar.

Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet.”– tha Dumani.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale.

Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.

Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit./   S.M

Të fundit

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Lajme të tjera

Web TV