Ambasada Amerikane përgëzon SPAK: Përparim mbresëlënës në reformën në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
I dërguari i SHBA në Shqipëri, David Wisner dhe kolegët mbështetës së Ambasadës Amerikane kanë zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Altin Dumanin dhe kanë vlerësuar punën e këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme.
Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e SPAK në reformën e drejtësisë.
“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.

Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin e ambasadës. /  S.M

Të fundit

Bollano në krye të Himarës, reagon Beleri nga burgu

Kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Belri ka reaguar nga burgu, në lidhje me emërin në krye të...

“Pse nuk u publikua intervista me Afronën?” Ja përgjigjja e Bleros

Promoja e intervistës së Afrona Dikës me Blero Muharremin, ku u panë të përlotur duke folur për ndarjen, zgjoi kureshtjen dhe tërhoqi vëmendjen e...

33 vite PS/ Veliaj mirënjohje socialistëve të vjetër: Jemi forca që sjell ndryshimin

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një tur në çdo njësi të kryeqytetit, për t’u takuar dhe uruar...

Antonio Diodato koncert në Tiranë/ Veliaj: Qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Italiane

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia”...

Nisin fluturimet direkte për në Valencia nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

6 qershor 2024, Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiaranës ofron si mundësi për udhëtarët. Më...

Lajme të tjera

Web TV