“Fryhet” arka e shtetit/ 460 milionë euro më shumë në 8 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxheti  shtetit ka pasur një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave.Sipas treguesve  fiskal të ministrisë së financave  në periudhën janar-gusht janë arkëtuar 48.5 miliardë lekë më tepër krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total shuma e të ardhurave për 8 –mujorin është 425.2 miliardë lekë.Më shumë para në arkën e shtetit kanë sjellë tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Kjo si rezultat i rritjes së pagave të ndërmara nga qeveria në administratë gjatë këtij viti.

Vetëm nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 40.9 miliardë lekë    duke u rritur me 36% krahasuar me 8 mujorin e  2022.

Nga Tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar  39.3 miliardë lekë, 8.7 milardë lekë 28.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht se inflacioni ka pësuar rënie duke prekur nivelin 4% TVSH vijon të kontribuojë në shtimin e të ardhurave në buxhet.Në periudhën janar –gusht vetëm nga ky zë janë mbledhur 30.9 miliardë lekë.

Konjuktura ndërkombëtare e çmimeve të mineraleve dhe metaleve ka dhënë ndikim negativ duke ndikuar në uljen e vlerës së mbledhur në buxhet.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2 miliardë lekë, ose 33.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar .

Si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave me ritme më të larta sesa shpenzimet, buxheti ka kursyer për periudhën janar-gusht ndërsa . niveli i sufiçitit rezultoi në rreth 47.83 miliardë Lekë./   S.M

Të fundit

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Lajme të tjera

Web TV