Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe Juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në skajin Juglindor të Shqipërisë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës ku më të theksuara vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 28 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Maqedonia e Veriut

Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar 10 gradë C ndërsa maksimalja pritet të shenohet sërisht në qytetin e Shkupit deri në 31 gradë C.

Rajoni dhe Evropa

Rajoni i Balltikut si edhe Ishujt Britanikë do të paraqiten nën ndikimin e vrënësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira intensivë vijon situata e motit në brigjet Egjeut si edhe brigjet e detit të zi duke sjellë probleme në disa zona me përmbytjet ndersa nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësiravë të lehta do të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës KU kthjellime më të theksuara si edhe temperatura të larta priten në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit./I.S

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV