Sulmi në veri të Kosovës, Rama: Çfarë hetimi pret BE? Serbia shpalli ditë zie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se Bashkimi Evropian duhet të dalë me një deklaratë të dytë, ku të dënojë sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një konferencë për mediat, Rama shtoi pyetjen se çfarë hetimi pret Bashkimi Evropian, kur Serbia shpalli ditë zie për terroristët që kryen sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz, si asnjëherë më parë në këto 10 vjet, për rrezikshmërinë e sigurisë në Kosovë. E dëgjuam zëdhënësin e Brukselit, se nuk mund të ketë deklaratë të dytë pa pritur hetimet. Do ishim dakord nëse Serbia do ishte distancuar nga grupi kriminal dhe do të kishte deklaruar menjëherë hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. Por fatkeqësisht, Republika e Serbisë zgjodhi nderimin duke shpallur 1 ditë zie kombëtare. Çfarë hetimi prej BE? Nga kush? Nga organet e drejtësisë në Kosovë? Sigurisht do ishim dakord, por nuk e dëgjuam ta thonte këtë zëdhënësi Brukselit. A mos po heton vetë BE në mënyrë të njëanshme dhe të pavarur? Por as këtë nuk e dëgjuam nga zëdhënësi.

Sikur ta dëgjonim këtë, do lehtësoheshim në këtë drejtim. Çdo hetim i mundshëm dhe i imagjinueshëm, nuk i ndryshon këto fakte të thjeshta, për t’u klasifikuar si fakte në kundërshtim ekstrem, dhe për t’u dënuar si të tilla nga BE, ku jemi shpirtërisht dhe duam të jemi zyrtarisht”, theksoi ai./I.S

Të fundit

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Lajme të tjera

Web TV