Basha kujtohet për gratë/ “Duhet të jenë prioritet për Qeverinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha, pasi mori peng vulën e Partisë Demokratike dhe u tall me demokratët për largimin e tij si kryetar, ka nisur të bëjë disa udhëtime nëpër qytete të ndryshme të vendit, të cilat i shet si takime.

Këtë të enjte, Basha ka shkuar në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Ai është ulur në një restorant me 9 gra dhe me këtë rast ka dhënë një mesazh për nënat shqiptare.

Luli thotë se gratë duhet të jenë prioritet për Qeverinë, pasi thekson se ata e bëjnë familjen më të fortë dhe shoqërinë më të shëndetshme.

Basha kujtohet për gratë/ “Duhet të jenë prioritet“Kënaqësi të bashkëbisedoja me një grup grash lezhjane. Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri”, shkruan Basha në rrjetet sociale./ S.M

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV