“Rënia e Euros vazhdon”/ Eksperti zbulon një nga arsyet kryesore: Sezoni është zgjatur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës Së Zyrave të Këmbimit Valutor ka deklaruar se rënia e Euros vazhdon sepse sezoni i verës është zgjatur.

Sipas tij, ndonëse jemi në vjeshtë, ndodhemi në një verë më të zgjatur.

Në një lidhje me Skype për “Sheshin e Dollarit”, Vakaj ka theksuar se faktorët që kanë ndikuar në rënien e Euros janë disa si fluksi i turizmit apo projektet në fushën e ndërtimit.

Në fakt turistët e vjeshtës po jetojnë një vjeshtë relativisht të nxehtë, kështu që kemi një verë disa më të zgjatur këtë herë.

Të them të drejtën ne si zyrat e këmbimit valutor e prisnim që euro do të ishte më e forcuar, duke marrë parasysh historikun e mëpërparshëm.

Por janë disa faktorë që nuk e kanë lënë që euro të kap ato nivele që prisnim. Siç e thash, vera është disi më e zgjatur dhe vera relativisht e nxehtë.

Përveç fluksit në fushën e turizmit kemi pasur dhe disa projekte në fushën e ndërtimit. Ka pasur dhe një interes në nivel kombëtar, ç’ka ka bërë që investimet e huaja të rriten. Ka pasur sukses për projekte në zonën bregdetare.

Edhe në një farë mënyre kjo ka ndikuar që të kemi një rritje më të ngadaltë. Sigurisht që kemi pasur një rritje gjatë shtatorit të euros, në raport me lekun, por sigurisht sforcimi ka qene poshtë pritshmërive të tregut dhe disi më i ngadaltë”.

Më tej, ai theksoi se nuk pritet një rritje e jashtëzakonshme e Euros në vend, do të vijojë me ritme të ngadalta.

Asnjëherë nuk i dihet skenareve që mund të ndodhin, por nuk është e pritshme që ne të kemi luhatje të ndjeshme të kursit të këmbimit.

Ç’ka do të thotë, mund të përjashtojmë në mënyrë absolute situata ku euro të kthehet në nivelin ku ka qene me 120 apo 130, por kjo nuk është e pritshme, por mund të ndodhë vetëm në situata të jashtëzakonshme.

Do të jetë një rritje e ngadaltë e euros, me 50% minus apo plus. Sigurisht ndikohet nga faktorët e tregut”/   S.M

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV