Greqi/ 35-vjeçarja shqiptare bie pre e mashtrimit, i marrin 9 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçareje shqiptare në Greqi i kanë marrë 8968 euro nga llogaria bankare.

Shqiptarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh, ra pre e një mashtrimi nga një i panjohur, i cili e telefoni nga një celular me numër grek.

Sipas dëshmisë së gruas, personi i ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur 35-vjeçaren shqiptare se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare, shkruan protothema.gr. 

Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.

Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e personave të cilëve i kanë kaluar paratë në llogaritë bankare, si dhe për kontabilistin që mashtroi shqiptaren./kb

Të fundit

Endri Shabani paralajmëron: Një kompani ndërkombëtare do numërojë votat

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën, Endrit Shabani, votoi në shkollën ‘Ali Demi’, duke apeluar për pjesëmarrje...

Sherr në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN. Ngjarja raportohet...

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Aksident në Kamëz! Makina përplas dy këmbësorë, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në një zonë...

Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit...

Lajme të tjera

Web TV