“Kudo rreth nesh, në ushqim, ujë, ajër”/ Shkenctarët trondisin me zbulimin e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezulton se mikroplastika është kudo rreth nesh, në ushqim, ujë dhe madje edhe në ajër. Tani, shkencëtarët kanë gjetur ekzistencën e tyre edhe në re, duke argumentuar se ato mund të ndikojnë në formimin e tyre dhe klimat lokale në mbarë botën.

Në hulumtimin e botuar në revistën Environmental Chemistry Letters, shkencëtarët japonezë u ngjitën në malin Fuji dhe malin Oyama për të mbledhur mostra uji nga mjegulla që mbulon majat, dhe më pas aplikuan teknika të avancuara imazherie në mostrat për të përcaktuar vetitë fizike dhe kimike të tyre.

Ekipi hulumtues identifikoi nëntë lloje të ndryshme polimerësh dhe një lloj gome në mikroplastikën e ajrit, të cilat varionin në madhësi nga 7.1 në 94.6 mikrometra.

Çdo litër uji i testuar përmbante midis 6.7 dhe 13.9 copë plastike.

“Nëse ‘ndotja plastike e ajrit’ nuk trajtohet, ndryshimet klimatike dhe rreziqet ekologjike mund të bëhen realitet, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme dhe serioze mjedisore në të ardhmen,” paralajmëron udhëheqësi i kërkimit Hiroshi Okochi nga Universiteti Waseda.

Kur mikroplastikat arrijnë në atmosferën e sipërme dhe ekspozohen ndaj rrezatimit ultravjollcë nga rrezet e diellit, ato degradohen, duke kontribuar në gazrat serrë, tha Okochi.

Termi mikroplastikë i referohet çdo grimce plastike që është më e vogël se 5 milimetra. Ato vijnë nga ujërat e zeza industriale, tekstilet, gomat sintetike të makinave, produkte të kujdesit personal dhe burime të tjera dhe tashmë janë zbuluar në zorrët e peshkut, akullin e Arktikut dhe borën e Pirenejve midis Francës dhe Spanjës.

Sipas vlerësimeve të Portalit të UNESCO-s për shkrim-leximin në oqean, oqeani përmban diku midis 50 dhe 75 trilion copë të këtyre mikroplastikës, si dhe plastikë më të mëdhenj, të cilat përfundojnë në ushqimin tonë dhe në rrugët ujore.

Lexo edhe :  Kryeministri francez: Marrëveshja e BE me Trump, ditë e errët për Evropën

Megjithatë, mekanizmat e transportit të tyre, aq më pak të transportit të tyre ajror, në vende të tilla të largëta dhe të ndryshme mbeten të paqarta.

“Për njohuritë tona, ky është raporti i parë i mikroplastikës ajrore në ujin e reve”, shkruajnë shkencëtarët në studimin e tyre.

Këto mikrogrimca përmbajnë kimikate që mund të prishin lirimin natyral të hormoneve nga trupi ynë, duke rritur potencialisht rrezikun e çrregullimeve riprodhuese dhe disa llojeve të kancerit.

Ata gjithashtu mund të mbajnë toksina në sipërfaqen e tyre, të tilla si metale të rënda./  S.M

Të fundit

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Lufta për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka hyrë në një fazë të re, pas një vendimi...

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Kina ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, të heqë bllokadën dhe të garantojë aksesin humanitar për...

Lajme të tjera

Web TV