“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”.

Miliarderi i kompanive Tesla and X, i njohur më parë si Twitter, e konideron këtë luftë një absurditet.

“Kush po fiton terren në Ukrainë? Këtë vit asnjë. Kaq shumë njerëz duke vdekur kot, njëlloj si në Luftën e Parë Botërore. 18 muaj pas lufte, një zgjidhje duket ende larg”, thotë Musk.

Duke bërë krahasimin me Luftën e Parë Botërore, ai shtonte se strategjia gjermane në 1914 ishte fillimisht mundja e Francës dhe më pas kalimi i trupave në frontin rus.

Por kjo e fundit dështoi dhe në fund të 1914, fronti perëndimor ishte përsëri linja e llogoreve nga ngushtica franceze në veri deri në Zvicër në jug.

Në forntin lindor askush nuk mund të bënte avancime të konsiderueshme megjithë ofensivat e shumta të organizuara.

Në fund të luftës kishin vdekur më shumë se 20 milionë njerëz nga të dyja palët, në një therrtore të vërtetë njerëzore, siç po vijon dhe sot konflikti Rusi-Ukrainë, ku deri tani rreth 400 000 jetë besohet se kanë humbur./  S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV