Kosova konfiskon pronën e Radoiçiç, vila luksoze do kthehet në stacion policor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ka kërkuar që vila e Milan Radoiçiçit, organizatorit të grupit terrorist që sulmoi Kosovën para një jave, të shndërrohet në stacion policor për njësitë me barka në departamentin kufitar.

Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiçit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiçit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiç. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike. Tashmë jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit”, tha Sveçla./E.T

Të fundit

“Ndjesë që përkëdhela Ilir Vrenozin”, Rama: E ktheu në shfaqje porno-politike!

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 12-vjeçare nga...

“9 mijë euro metri te kulla e Zenit, do nxjerrin 6 mln e SHBA!”

Tek kulla që po ndërton Shkëlzen Berisha në qendër të Tiranës, kanë nisur shitjet. Aktivistja Evi Kokalari, me ironi shkruan se duan të nxjerrin 6 milionët...

VIDEO: Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit...

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV