Sulmi terrorist në Ankara/ Reagon Begaj: Akte të tilla, qasje të një bote të vjetëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj shprehu solidaritet për popullin dhe qeverinë turke pas sulmit terrorist në Ankara këtë të diel.

Sipas kreut të shtetit, akte të tilla terroriste janë qasje e një bote të vjetëruar dhe që vbie ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.

 “Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.

Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave,  të cilat sjellin shqetësim dhe kaos  për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.

Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”, tha Begaj.

NdërsabKryeministri Edi Rama e konsideroi një akt të neveritshëm sulmin terrorist në Ankara.

Në një reagim në rrjetet sociale, thotë se Shqipëria e dënon ashpër dhe i qëndron afër Turqisë në këtë moment delikat.

Kjo ngjarje është dënuar dhe nga ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Igli Hasani, thotë se Shqipëria dënon aktet e terrorizmit dhe shpreh mbështetje të plotë për shtetin turk./  S.M

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV