VIDEO/ “Wine and stories”, Rama: Berati një udhëtim shijeje dhe historie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Berati do të mirëpresë në 13-15 tetor festën e verës, një aktivitet që promovon kulinarinë dhe traditat e qytetit të “një mbi një dritareve”.

Kryeministri Edi Rama fton vizitorët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, të cilin e cilësoi “një udhëtim shijeje dhe historie”.

“Një udhëtim shijeje dhe historie në “Wine and Stories of Berat”, qytetit që po kthehet në ekselencë të prodhimit të verës shqiptare gërshetuar me duart e arta të amvisave që ruajnë e përcjellin vit pas viti traditat më të veçanta të kuzhinës tradicionale”, u shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në datat 13-15 tetor, Berati do të jetë më shumë se një destinacion duke u kthyer në një përvojë, ku kultura, vera, kulinaria dhe muzika janë të gjitha në ‘menu’ për t’u shijuar. Festat lokale konsiderohen si mënyrë për të promovuar traditën dhe natyrën shqiptare dhe po organizohen në qytete të ndryshme të vendit./   S.M

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV