Shtatë ushqime të dëmshme për mëlçinë që duhet të largoni nga dieta juaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëlçia është një nga organet thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Është përgjegjëse për largimin e toksinave, nxit tretjen e ushqimit të asimiluar dhe është përgjegjëse për sintezën e sheqernave, kolesterolit dhe triglicerideve.

Megjithatë, një dietë e pasur me yndyrna të ngopura dhe vakte të mëdha, përveç abuzimit me duhanin dhe alkoolin, rëndon mëlçinë dhe shëndetin.

Ushqime të pasura me yndyrna të ngopura- Mish i pjekur dhe produktet e qumështit.

Ushqime të pasura me sheqerna të rafinuar- Të tilla si ëmbëlsirat, produktet e pjekura, pijet me sheqer dhe miellrat e rafinuar.

Patate të skuqura- Të gjitha ushqimet e skuqura.

Ushqime të pasura me kripë të shtuar- Si salsiçe apo perime të konservuara. Një dietë e pasur me natrium, në afat të gjatë, mund të shkaktojë cirrozë të mëlçisë.

Ushqime gjysme te gatshme dhe të konservuara, të cilat përmbajnë shumë konservues, yndyrna dhe sheqerna- Në këtë grup bëjnë pjesë ushqimet e gatuara paraprakisht, produktet e ëmbëlsirave, biskotat, supat në ngrirje ose të konservuara.

Mish i papërpunuar (i cili mund të përmbajë mikroorganizma ose toksina) ose i pjekur- Në fakt, pjesët e djegura të mishit të gatuara në skarë mund të çlirojnë akrilamid, një substancë përgjegjëse për kancerin. Prandaj këshillohet që mishi të gatuhet në avull.

Alkooli- Alkooli është shkaktari kryesor i dëmtimit të mëlçisë.

Alkooli etilik metabolizohet në mëlçi në acetaldehid, një substancë toksike që mund të dëmtojë qelizat e mëlçisë./   S.M

Të fundit

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, arrin pranë vlerës së…

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi...

Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

Prezantuesi Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin. Siç dihet, ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku viktima...

Me qira për 20 vjet/ Ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira...

“Në anën e duhur të historisë?”

Nga Auron Tare Avioni im donte edhe disa orë të nisej. U ula në një ndenjëse të lirë, nxora një libër nga çanta e shpinës...

Tronditet futbolli Italian/ Ish-mbrojtësi i Fiorentinës i jep fund jetës

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e mbrojtjes së Fiorentinës u gjet...

Lajme të tjera

Web TV