Çmimet e larta të ushqimeve frenojnë konsumin/ Qytetarët: S’na dalin të blejmë bukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrenjtimi i çmimeve te produkteve të shportës ushqimore po ulin konsumin e qytetarëve. “Për çmimet mos pyet, janë të papërballueshme, janë shumë të shtrenjta. Shmangim disa blerje.

Mishi dhe produktet e tjera janë shumë të shtrenjta”, tha dje një qytetar për një media vendase. Nga janari deri në gusht të këtij viti produktet e bulmetit (djathë, qumësht, gjalpë) dhe vezët janë shtrenjtuar me 17.7% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa çmimet e perimeve janë rritur me rreth 16%, ndjekur nga mishi që kushton 11.9% më shumë, për të vijuar me bukën dhe drithërat që në raport me vitin e kaluar janë shtrenjtuar me 6.9%.

“Jashtëzakonisht të larta, nuk jetohet as një javë. Unë jam 76 vjeç marr gjithë ato ilaçe, dhe pensioni nuk të mjafton nuk del as për buke. Na thahet fyti për një frute. Po llogarisim gjithçka”,  tha ai. Edhe pse në treg ende ka prodhim vendi, çmimet janë tepër të larta.

Këtë të hënë domatet, specat, kungujt dhe trangujt kushtonin 100 deri në 120 lekë kilogrami. Çmimi i patates asnjëherë nuk ka zbritur poshtë vlerës 80 lekë/kg, kurse bishtaja dhe bamjet kushtojnë nga 200-300 lekë/kg.

Pavarësisht se janë produktet të domosdoshme për tavolinën e çdo familje, qytetarët thonë se kanë ulur konsumin. “Gjërat e zakonshme që i merrnim me tepricë, nuk i marrim më.

Marrim vetëm nga dy ose tre kokrra. Tani kur kemi nevojë do të na ndihmojnë edhe të afërmit do ndihmojmë njëri-tjetrin.

Edhe frutat kushtojnë më shumë. 1 kilogramë rrush këtë vit nuk është tregtuar asnjëherë më pak se 200 lekë, po aq është edhe çmimi i dardhës apo i nektarinës”, tha ai.

Lexo edhe :  Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja...

Reduktimi i konsumit konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT, ku për tremujorin e dytë konsumi i popullatës është rritur me vetëm 0.61% krahasuar me fillimin e këtij viti./   S.M

Të fundit

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Lajme të tjera

Web TV