Laçi “shokon” Tiranën dhe merr 3 pikët, Mirel Josa debuton me fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirel Josa debuton me fitore në stolin e Laçit, një 3-0 i bujshëm përballë Tiranës me kurbinasit që gjunjëzojnë bardheblutë në kryeqytet, duke shfaqur hijet e krizës te nënkampionët që pësojnë kështu humbjen e dytë radhazi në “Selman Stërmasi” pas asaj ndaj Erzenit.

Siç edhe pritej ndeshja nisi e kujdesshme nga të dyja skuadrat duke u dashur thuajse 20 minuta për të parë tentativën e parë, shkon sipër traversës goditja e Florent Hasanit. Pak më vonë në minutën e 28 sulmuesi nga Vushtrria vertikalizon për Liridon Latifin që provon duke gjetur devijimin fitimtar të Dajsinanit.

Tirana surprizohet në minutën e 41 kur me mbrojtjen bardheblu të përgjumur, Sobowale përfiton i vetëm para portierit duke shënuar nga distanca e afërt. Ka pretendime për një pozicion jashtë loje të sulmuesit me pasaportë britanike dhe rasti konsultohet me Var për plot 4 minuta, pas të cilave arbitri e akordon golin të rregullt edhe pse pozicioni duket i dyshimtë.

Laçi në avantazh dhe rrezikon në nisjen e të dytës me Tresën që lëshon një top që shkon ngjitur me shtyllën. Shënon në të 58-ën Tirana, por nuk vlen pasi finalizimi i Florent Hasanit anulohet për pozicion jashtë loje. Tirana përpiqet të reagojë, por edhe kur bën diçka gjen përballë një Dajsinani të pakalueshëm, si ky episod i minutës së 74-t.

Vetëm një minutë më pas është Florent Hasani që vepron bukur në kontroll dhe goditje por portieri i Laçit ka vendosur t’i vërë kyçin portës. Tirana provon disa herë, por pa qetësinë e duhur para porte, dhe e hedhur përpara krijon hektarë hapësirash për Laçin, Sobowale ka rastin ta mbyllë në të 89′ kur del i vetëm me portën, por harkimi i tij shkon jashtë shtyllave të Likës.

Lexo edhe :  U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Megjithatë me një Tiranë të çoroditur nuk stepet anglezi, në minutën e parë të shtesës bën lëmsh mbrojtjen duke e tërhequr pas vetes, kthen te Manellari që nuk gabon për golin e 2-0. Tirana në tapet edhe pse fytyra e Josës nuk shfaq emocione, por makthi i bardhebluve tanimë jashtë çdo skeme taktike, s’ka mbaruar, pasi në të 93-ën Laçi del sërish në një kundërsulm 3-1 Serxhio Ujka kalon te Taleb që shënon golin e 3-0. Tirana zyrtarisht në krizë, Laçi ka dalë nga kriza e tij në kurriz të saj.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV