Nga ndeshja Shqipëri-Çeki te drejtësia/ Astrologia bën parashikimin tronditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të bërë parashikimin e horoskopit për muajin tetor.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli paksa edhe për sportin dhe politikën.

Enxhi: Më 12 tetor, ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për Kampionatin Europian. Si e parashikon?

Meri: Po nuk më gjetët mua biletë, nuk ka

Enxhi: Nuk kemi as ne, por n’a thuaj si është ajo ditë për ndeshjen Shqipëri-Çeki

Meri: Hëna e Re ndodh më datën 14, kështu që nuk është akoma e çliruar rruga dhe nuk është kaq e pastër. Unë gjithmonë i uroj fitoren Kombëtares. Herën e parë dolëm barazim me Çekinë.

Blendi: Po kështu arrestime? Se dalin e thonë ‘Metamorfoza 2, arrestime të mëdha, SPAK’.

Meri: Ky muaj ashtu është, çfarë nuk do dëgjoni, sepse Peshorja ka të bëjë me diplomacinë, shumë planetë aty që përplasen me Plutonin, mund të kemi shumë ndryshime portash, energjish.

Në fushën e drejtësisë. Peshorja me atë merret zakonisht dhe me drejtësinë. Kur futesh në një gjykatë, ke peshoren si simbol.

Këtë muaj Peshorja përballet me Plutonin, domethënë me ndryshime të mëdha, rrënjësore, të pakthyeshme, të patjetërsueshme ose “Metamorfoza” shumë të mëdha./   S.M

Të fundit

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.  Nga...

“Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryetari i Bashkisë së...

“Ku e merrni benzinën? Ju vidhni shtetin…”/ Debatet e Mehmet Shehut në Kombinat më 1966!

Pasioni për të pasur një motor, ka qenë i jashtëzakonshëm veçanërisht në vitet e socializmit, nga të rinjtë, kryesisht, por jo të gjithë e...

“Tedi Blushi, fansi i garderobës sime”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues. Ajo mohon të...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Lajme të tjera

Web TV