PD e bashkuar, por pa Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje në Kryesinë e Kuvendit janë mbledhur deputëtët opozitarë të grupimit Bardhi- Berisha. Në takimin e thirrur nga Berisha kanë qenë 28 deputetë si dhe është vënë re dhe mungesa e deputetes Jorida Tabaku.

Partia Demokratike vazhdon të lëvizë në dy drejtime, në një kohë kur rezultatet e saj në garat elektorale kanë prekur fundin. Ajo ka humbur edhe bashkitë, të cilët konsideroheshin më parë si “kështjella” e demokratëve. Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka ftuar në një takim deputetët e PD, por krahu i Bashës, si gjithmonë nuk ka pranuar të ulet me ta në tryezë. Pengesa më e madhe e tyre është Sali Berisha, i cili duket se ka një afrimitet së fundmi me Gazment Bardhin, por jo me Lulzim Bashën. Ky i fundit e akuzon Berishën se ka marrë peng demokratët për interesat e tij personale, pas vendimit të SHBA për shpalljen e tij “non grata” për minim demokracie dhe korrupsion. Ai i ka bërë ftesë Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për propozimet e kryera nga vetë kreu i PD-së si dhe për Reformën Zgjedhore. “Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve. I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draf në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore. Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyrë”, tha ai. Gazment Bardhi ka ironizuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, mazhoranca e ka njohur Bashën si kryetar dhe kjo tregohet nga fakti që ruhet nga punonjësit e gardës. Bardhi tha ndërsa jeta u rrezikohet prokurorëve dhe s’kanë punonjës garde për t’i ruajtur, i është vënë Bashës punonjës garde për ta ruajtur. “Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde. Ne e kuptojmë kush është interesi i mazhorancës dhe kë do do të ketë para Taulant Balla e Erion Veliaj. Çështja e grupit të PD janë çështje të deputetëve të PD. Që në momentin që një deputet i PS jep opinion se ca ndodh me grupin e PD, që këtu e kuptoni se në ca situata absurde ka hyrë PS dhe një pjesë e vogël e deputetëve”, tha Bardhi.

Lexo edhe :  Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

Reagimi i Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të marte në një deklaratë për mediat fill pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve demokratë, në fokus të së cilës ishin reforma zgjedhore dhe komisioni i kësaj reforme, për të cilin kanë kërkuar ndryshim të përbërjes. “I diskredituar ndërkombëtarisht, nuk pranon një diskutim të hapur dhe jashtëzakonisht shqetësuese të krijuar nga Beogradi dhe Rusia. Nga ana tjetër, ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, po përgatitet për të marrë votat që t’i emërojë opozitës përfaqësuesit e saj. Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojte të të gjithë atyre. Në mbledhje u diskutuan dhe çështjet e rendit e ditës. Ishte një mbledhje shumë e frytshme”, është shprehur ish- kryeministri Sali Berisha. Berisha u shpreh se ata kanë ekspertët më të mirë për Reformën Zgjedhore. “Ne kemi një draft për Reformën Zgjedhore. Kemi propozime të shumta. Kemi raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit masiv të zgjedhjeve. Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë, por kjo nuk i pëlqen Edi Ramës. Nga Edi Rama nuk njeh ligj nuk njeh kod moral, nuk njeh kushtetutë dhe nuk njeh asnjë normë. Interesi i Ramës është pushteti absolut.  Mos të bojkotohet parlamenti të vijojë betejën e gjithë anshme”, tha Berisha.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV