Zyrtare/ Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në 6 shtete dhe 3 kontinente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kupa e Botës 2030 do të jetë thelbësisht e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi i 100-vjetorit të turneut (filloi në vitin 1930, në Uruguaj), tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Amerikën e Jugut (Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj) dhe pjesa tjetër do të ndahet midis tri vendeve që hodhën kandidaturën e përbashkët për Kupën Botërore të Njëqindvjetorit: Portugali, Spanjë dhe Marok.

Presidenti i Conmebol-it, paraguajani Alejandro Domínguez, njoftoi këtë të mërkurë në rrjetet sociale se tri vendet e Amerikës së Jugut do të jenë pritëse të “ndeshjeve inauguruese” të Kupës së Botës 2030. Lajmi u konfirmua më vonë nga “A BOLA”, që u referohet burimeve të FIFA-s.

Kështu, Portugalia, Spanja, Maroku, Uruguai, Paraguai dhe Argjentina do të jenë bashkorganizatorë të Botërorit 2030.

Do të jetë hera e parë që eventi më i rëndësishëm do të mbahet në më shumë se dy vende. Deri më tani, vetëm Kupa e Botës 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut, ka pasur më shumë se një organizator, megjithëse Botërori i ardhshëm, në vitin 2026, do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, presidenti Gianni Infantino deklaroi se Kupa e Botës 2030 do të thotë “një mesazh i madh paqeje, tolerance dhe përfshirjeje”.

Infantino theksoi gjithashtu: “E para nga këto tri ndeshje sigurisht që do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka. Në stadiumin mitik “Centenário”, pikërisht për të festuar 100 vjetorin e Botërorit të Futbollit.”

Botërori 2030, ashtu si Botërori 2026, do të luhet me 48 ekipe dhe do të ketë 104 ndeshje. Portugalia, Spanja, Maroku, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai tashmë janë të garantuara në turne.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV