Ukraina pezullon procedurat e Organizatës Botërore të Tregtisë kundër vendeve të BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina njoftoi sot se ka “pezulluar” procedurat e nisura në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër vendeve fqinje anëtare të BE-së, si Polonia, të cilat kanë miratuar kufizime në eksportet e saj të grurit. Kievi është shprehur optimist se ngërçi me këto vende mund të zgjidhet, por ndoshta jo përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Poloni më 15 tetor.

“Ndërsa ne po kërkojmë një zgjidhje praktike, procedura për mosmarrëveshjet tona në Organizatën Botërore të Tregtisë ku ne kemi apeluar aktualisht është pezulluar”, tha zëvendësministri i ekonomisë Taras Katska, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Ai vlerësoi se mosmarrëveshjet për çështjen e eksporteve të grurit të Ukrainës do të “zgjidhen brenda javëve dhe muajve të ardhshëm “.

Ukraina kundërshton çështjen e eksporteve bujqësore në tre shtete anëtare të BE-së, Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë , të cilat në shtator zgjatën embargon e tyre ndaj importeve të grurit ukrainas, pavarësisht heqjes së kufizimeve të vendosura nga Brukseli. Këto vende thanë se duan të mbrojnë fermerët e tyre kundër fluksit të grurit ukrainas, i cili ka shkaktuar rënien e çmimeve.

Ky vendim kishte shkaktuar një rritje të tensioneve mes Kievit dhe aleatëve të tij të Evropës Lindore, si Polonia, e cila kishte protestuar duke kërkuar urgjentisht një shpjegim nga ambasadori ukrainas, pas deklaratave të ashpra të Zelenskit nga podiumi i OKB-së.

Ukraina ka qenë në gjendje të eksportojë drithërat e saj përmes Detit të Zi për gati një vit sipas një marrëveshjeje me Moskën e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB. Rusia u tërhoq nga ajo marrëveshje në korrik, duke përmendur sanksionet perëndimore si pengesë për eksportet e saj./I.S

Të fundit

Milionerë për pak orë/ Mijëra norvegjezë të bindur se fituan lotarinë

Që nga krijimi i saj në vitin 2012, Eurojackpot ka qenë mjaft i suksesshëm, veçanërisht në Skandinavi. Çdo javë shortet mbahen...

Botërori i radhës në dimër? Katari bëhet gati, FIFA shqyrton opsionet

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira...

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin...

Trump-Harvard, Shtëpia e Bardhë kërcënon me ndërprerjen e fondeve federale

Universiteti i Harvardit dështoi të mbronte studentët hebrenj nga ngacmimet, arriti në përfundimin administrata Trump pas një hetimi, duke kërcënuar se do të shkurtojë...

Dokumentet sekrete të 3 ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret

Nga Dashnor Kaloçi Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin...

Lajme të tjera

Web TV