Berisha: Të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se të gjitha të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it.

“Ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së.

Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR-it”, tha ai.

Berisha tha se “ne jemi zotuar përpara shqiptarëve se do mbrojmë votën”.

“Mbrojtja e votës është një proces. Ne kemi pasur parasysh qëndrimin tonë, që votën nuk e mbrojmë me armë, por ky raport ndërkombëtar, i cili pasqyron një për një çështjet më themelore të këtij libri të zi, kushtuar farsës elektorale të 14 majit, në 690 faqe të tij, dhe ju garantoj se do ketë një vëllim tjetër, për disa gjëra që do ua bëjmë të ditur më vonë, por janë të gjithë për mbrojtjen e votës”, tha ai.

Procesi i mbrojtjes së votës, sipas Berishës, “nënkupton vërtetimin e dhunimit të saj”.

“Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton gjetjen e rrugëve për garantimin e votës së lirë.
Pra, në këtë kontekst, ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar.

Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë. Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato”, shtoi ai.

Berisha tha se “nuk bojkotojmë sepse bojkoti do të thotë rikthimi i monizmit në qeverinë vendore”.

“Ne nuk e rikthejmë monizmin, përkundrazi do përpiqemi që këshilltarët tanë të kthehen në një zë të fuqishëm për qytetarët aty ku janë. Votëbesimi i kryetarit të PD-së, sipas statutit, më thonë se e paska Kuvendi.

Do bëhet siç thotë statuti. Unë jam i gatshëm edhe me anëtarësinë, nëse thotë Kuvendi, por natyrisht do respektohet statuti”, theksoi ai./  S.M

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV