“Dialogu të vazhdojë”, Lajçak nuk kërkon sanksione për Serbinë/ Të hiqen masat e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se vrasja e Afrim Bunjakut dhe sulmi ndaj policisë së Kosovës nuk ishin një ngjarje aksidentale, siç kishte pretenduar më herët ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç që ishte i përfshirë në këtë sulm terrorist.

Nga forumi i sigurisë 2BS që po mbahet në Budva të Malit të Zi, Lajçak u shpreh se dialogu duhet të vijojë.

“24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut.”, tha ai.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi deklaroi se masat ndëshkuese që janë vënë nga Unioni 27- anëtarësh ndaj Kosovës mund të hiqen së shpejti, dhe se vetë ai e mbështet këtë ide.

“Në kushtet dhe rrethanat aktuale ku jemi nuk është diçka e mire që Kosova është nën sanksionet e marra nga Bashkimi Europian ndaj saj. Heqja e sanksioneve është një mundësi që ekziston dhe unë personalisht do ta mbështes.”, theksoi ai.

Miroslav Lajçak i është përgjigjur edhe akuzave të bëra tre javë më parë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u shpreh se Ii dërguari i Bashkimit Europian u tregua i njëanshëm në procesin e dialogut.

Lajçak deklaroi se Kurtit nuk i pëlqeu mesazhi dhe kjo ka qenë arsyeja përse ai sulmoi të Dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes palëve. Emisari i BE ritheksoi se dialogu është e vetmja mënyrë për shtensionim të situatës dhe anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Europian./

Të fundit

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive....

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në...

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Lajme të tjera

Web TV