“Kape nga veshët t’i dalë narkoza”/Zemërthyer i ati i 3-vjeçarit rrëfen bisedën me mjekun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu në Tiranë, pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Babai i të miturit ka folur sërish për ngjarjen, duke deklaruar se Xhaxho i kishte thënë “kape nga veshët që t’i dalë narkoza”, duke shtuar se të miturine kanë marrë në shtëpi në gjendje kome.

Sipas babait, mjeku ka abuzuar dhe me një ilaç që i ka dhënë djalit për t’i rritur temperaturën teksa ishte në narkozë.

“Më datë 28 analizat i ka bërë vetë Roland Xhaxho në klinikën e tij. Ekzistojnë letrat, në çast ja ka bërë analizat. Unë i pashë në fund. Kemi folur me mjekun me dentisten, dy personat kryesorë.

Briani fiks është futur në orën 10:00 atje, dioktoresha ka thënë se procesi ka vazhduar në rregull. Kemi kërkuar personalisht doktorin dhe na tha se Briani është në rregull.

Djali doli në orën 7 nga klinika. Rreth orës 6 ka hyrë nusja dhe nga ajo orë deri në 7 pastaj jemi marrë me djalin te dhoma. Djali nuk ka qenë në rregull, madje doktori tha kape nga veshët që t’i dalë avash narkoza.

U pagua 300 euro në fillim për anestezinë dhe për çdo orë shtesë anestezie paguam 70 euro, 330 euro shtesë paguam. Duhen parë kamerat që ka brenda. Telefonova mjekun sepse djali e kishte temperaturën 32 e 2 vija, u bë dyllë i verdhe.

Mjeku abuzoi edhe me ilacet alegrofenin që ka i dhënë, ai ilac tjetër ska marrë, vetëm atë dhe filloi t’i rretej temperatura.”- tha babai./  S.M

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV