Mbahet sot në Tiranë takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Tiranë mbahet ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim ky që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytetin shqiptar.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në të do të marrin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.

Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

AXHENDA 

9:00 – 09:30 a.m. Mbërritja e krerëve të delegacionëve *Livestream, Mediat zyrtare (pjesë e delegacioneve)

9:30- 10:15 a.m. Hapja e Sesionit I *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.

10:15 – 10:45 a.m. Family photo – Pushim i shkurtër

10:45 a.m. Sesioni II – *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.

12:20 a.m. Mbyllja e takimit

12:30 p.m. Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara – Konferencën e gjeni live në faqen Facebook të Ministrit Hasani dhe në faqen Facebook të MEPJ, përkthim simultan në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane)

Lexo edhe :  Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

12:45 p.m. Dreka

Ndërkohë Rama ka ndare sot ne facebook momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europia.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV