Ndërkombëtarët kërkojnë arrestime politikanësh, ja kërkesa drejtuar SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkombëtarët duan arrestime në nivelet më të larta të politikës. SPAK deri tani ka hetuar shumë dosje, por për partnerët ky organ nuk duhet të merret me raste sporadike, por të merret vetëm me dosjet e mëdha, pra ministra, ish-ministra, deputetë, kryeministra, ish-kryeministra, etj.

Kërkesa  ka ardhur nga Këshilli i Europës. Pak ditë më par në Tiranë ishin dy raportues, Asim Mollazada (Azerbajxhan, KE/DA) dhe Ionut Stroe (Rumani, EPP/CD). Ata patën takime me Bashën, Berishën, Bardhin dhe përfaqësues të PS dhe Drejtësisë.

Sot bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) kanë dalë me një deklaratë mbi atë që panë gjatë vizitës në Tiranë.

“Bashkë-raportuesit mirëpritën fuqimisht që Struktura e Specializuar për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ishte tashmë plotësisht funksionale, me rezultate të prekshme, duke përfshirë edhe çështjet e nivelit të lartë si i ashtuquajturi ‘skandal i incenratorëve’.

Megjithatë, ata këmbëngulën se këtyre organeve duhet t’u sigurohen burimet që u nevojiten për të kryer punën e tyre. Ata shprehën shqetësime për kufirin relativisht të ulët monetar të rasteve të korrupsionit, që referohen në SPAK-ut.

Sipas tyre, rastet e korrupsionit të ulët pengojnë punën e SPAK për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit më të lartë. Në këtë rast, thanë bashkë-raportuesit, duhet të rritet pragu monetar”, thuhet në njoftimin e KiE.

Sa i takon situatës politike, ata kanë parë me shqetësim gjendjen në opozitë. Sipas dy bashkëraporterëve, ndarja e opozitë dëmton demokracinë dhe ul nivelin e llogaridhënies.

“Ndërsa ne mirëpresim angazhimin e qartë për forcimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri, ne jemi të shqetësuar që polarizimi politik në vend mbetet i lartë.

Lexo edhe :  Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Së bashku me copëzimin e forcave të opozitës, kjo po minon mbikëqyrjen parlamentare dhe funksionimin e duhur të sistemit të kontrollit dhe balancimit, të cilat janë thelbësore për konsolidimin demokratik të Shqipërisë”, tha në ata.

Për sa i përket gjyqësorit, relatorët përshëndetën përfundimin e hartës së re gjyqësore dhe faktin që procedura e vettingut pritet të përfundojë shumë përpara afateve ligjore.

Ata shprehën shpresën se angazhimi për pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit do të ruhet nga të gjitha palët e interesuara edhe pas përfundimit të këtyre reformave të rëndësishme./   S.M

Të fundit

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë ka arritur fundin dhe zgjidhja...

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në...

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në...

Lajme të tjera

Web TV