“Po të mos kishte konflikte do ishim më të fortë”/Sula: Basha dhe Berisha molla e sherrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë “molla e sherrit” në këtë forcë politike.

Në një intervistë për ABC News, Sula u shpreh se Basha dhe Berisha po dëmtojnë opozitën dhe demokratët. Sipas deputetit, nëse nuk do ishte ky konflikt, opozita do të ishte më e unifikuar dhe më e fortë.

“Nga pikëpamja juridike, unë mendoj dhe gjykoj se së shpejti, rruga është shtruar për të ezauruar të gjitha mënyrat se si do të veprohet, por nuk mund të vazhdohet në këtë gjendje.

Kjo është e padiskutueshme. Unë e kam thënë edhe kur kemi mbështetur zotin Basha mbas 9 shtatorit, në momentin që u mor vendimi për zotin Berisha, e kam thënë, ishte një vendim i pakonsultuar, një vendim i njëanshëm, të cilin e bëri në mënyrë individuale zoti Basha.

Por gjithsesi, rruga që ndodhi zoti Berisha nuk ishte rruga e duhur, sepse krijoi përçarje të thellë të PD. Të njëjtën gjë e ripërsëriti zoti Basha tani, dhe që e filloi akoma më shumë, duke i dhënë, po përdor termin, oksigjen njëri-tjetrit. Kjo është për të ardhur keq.

Molla e sherrit, ka qenë Berisha-Basha, Basha-Berisha dhe pasojat i vuajmë ne të tjerët, nga mua që jam deputet i thjeshtë, madje edhe demokrati i fundit.

Po të mos kishte ndodhur ky sherr, sigurisht që opozita do të kishte qenë më e fortë, do të ishte e unifikuar dhe do të ishte opozitë akoma më e fortë, do kishte më shumë zë”, theksoi ai/  S.M

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV